75 Mall Live Search
22:08 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / Burim

Vritet një 65 vjeçar me armë zjarri në Vaun e Dejës

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës.

“Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau e Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

Sipas bluve, “është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.