75 Mall Live Search
09:28 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vritet një llapjan në Austri

Dita e enjte ka qenë fatale për një kosovar që jetonte në Austri. Indeksonline mëson se të enjten rreth orës 22-20, një llapjan është vrarë në kryeqytetin austriak, në Vjenë.

Sh.A janë inicialet e të vrarit me prejardhje nga fshati Shtedim i Podujevës.

Policia austriake dyshon se vrasja është kryer nga dy shqiptarë nga Maqedonia.

Arsyeja që ka shpier me këtë akt tragjik dyshohet të jetë një sherr i mëhershëm mes dy palëve./Indeksonline/