Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë afër Skenderajt

Një person është vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur rreth orës 20:00 në Baks të Skenderajt.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes dy familjeve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin