21:30 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Vritet një person dhe plagosen katër policë në SHBA

Katër policë janë plagosur gjatë një përpjekje për të arrestuar një të dyshuar, i cili kërkohej nga gjykata.

Ngjarja ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-ve dhe sipas mediave vendore, gjatë shkëmbimit të zjarrit, i vdekur ka mbetur edhe i dyshuari.

Polica për veç zjarrit nga armët, u përball edhe me një shpërthim, i cili besohet se ishte përgatitur dhe aktivizuar nga i dyshuari, i cili ishte i stërvitur për këso situata.

Rasti kishte ndodhur pas kërkesës së autoriteteve lokale për ndihmë nga policia për të dorëzuar një urdhër arresti për një burrë që akuzohej për “dhunë kriminale të lidhur me drogën”.

Zyrtarët policorë kanë njoftuar se “sapo tentuan të hynë brenda, ata u ndeshën me zjarr të armëve”.