17:58 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vritet një person në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 16:50 ka ndodhur një vrasje në Fushë Kosovë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, tha Hoxha për IndeksOnline.