75 Mall Live Search
15:17 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / k.v

Vritet një person në Gjilan

Një person është vrarë me armë zjarri para pak minutave në Gjilan, transmeton IndeksOnline.

Policia dhe prokurori ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, që ka ndodhur në rrugën Gjilan-Malishevë.

IndeksOnline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashanin i cili ka thënë se më vonë do të dalin me informacion pasi që të gjitha njësitet përkatëse të policisë ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes./IndeksOnline/