08:41 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / MSH

Vritet një person në Lipjan

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, mbrëmë para mesnate ka ndodhur një përleshje e cila ka përfunduar me fatalitet për një person.

Konflikti së pari ishte verbal, pastaj fizik, dhe bëri që dy të dyshuar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të tri viktimave.

Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë, pasi nuk u bëri ballë lëndimeve të marra.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar: tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali” thuhet në njoftimin e policisë.

Këta të fundit bëjnë me dije se të dyshuarit gjenden në arrati.

Rasti është duke u hetuar.