19:31 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vritet një shqiptar nga policia greke në Janinë

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë që përplasjes me armë zjarri me policinë greke pranë Vissani Pogonit në rajonin e Janinës.

Ngjarja ndodhi teksa një grup policësh grekë kishin nisur kontrollet në zonë për një grup që trafikonte lëndë narkotike.

Mediat lokale greke shkruajnë se grupi i është përgjigjur me armë zjarri policisë, ndërsa forcat e rendit u janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë duke vrarë njërin prej shqiptarëve.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Nga përplasja me armë, një polic grek është plagosur lehtë në dorë.

Policia greke ka nisur kërkime të gjera në zonë për të arrestuar shqiptarë të tjerë.

Nuk dihet ende nëse është sekuestruar lëndë narkotike.