75 Mall Live Search
17:01 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / k.v

Vritet një ushtar libanez dhe plagosen tre të tjerë në kufirin me Izraelin

Ushtria e Libanit ka deklaruar se një ushtar libanez është vrarë nga bombardimet izraelite pranë kufirit jugor të vendit.

Një pozicion ushtarak i ushtrisë në zonën Adaysseh u bombardua nga armiku izraelit, duke lënë një ushtar të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur,” tha ushtria në një deklaratë.

Më herët, ushtria izraelite tha se kishte sulmuar objektivat e Hezbollahut në Liban, por është e paqartë nëse këto dy ngjarje janë të lidhura me njëra-tjetrën.