Vritet presidenti i Haitit pas një sulmi në rezidencën e tij

Presidenti i Haitit, Jovenel Moïse, është vrarë në rezidencën e tij private, sipas raporteve lokale.
Në një deklaratë nga kryeministri i përkohshëm i Haitit, Claude Joseph, thuhet se sulmi vdekjeprurës ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
“Një grup individësh të cilët nuk janë identifikuar, disa prej të cilëve flisnin Spanjisht, sulmuan rezidencën private të Presidentit të Republikës dhe plagosën për vdekje Kryetarin e Shtetit”, thuhet në njoftim.
Joseph tha se zonja e parë u qëllua gjithashtu, por i mbijetoi sulmit.
Ai dënoi “aktin e urryer, çnjerëzor dhe barbar” dhe bëri thirrje për qetësi, duke shtuar: “Të gjitha masat janë marrë për të siguruar vazhdimësinë e Shtetit dhe për të mbrojtur Kombin. Demokracia dhe Republika do të fitojnë”.
Ndryshe, kujtojmë se shteti i Haitit është njër ndër vendet që ka njohur Pavarisinë e shpallur të Kosovës më 17 shkurt 2008./IndeksOnline/