Vritet shefi i inteligjencës i Gardës Revolucionare Iraniane
Shefi i organizatës së inteligjencës së Gardës Revolucionare, Majid Khademi, është vrarë në sulmet ajrore të kryera nga SHBA-ja dhe Izraeli, sipas një njoftimi zyrtar të gardës, raporton Euronewsalbania.
Në një deklaratë të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, garda bëri të ditur se “gjeneralmajor Majid Khademi, kreu i fuqishëm dhe i arsimuar i organizatës së inteligjencës së korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, u martirizua në një sulm terrorist kriminal nga armiku amerikano-sionist në orët e para të mëngjesit”.
Autoritetet iraniane e cilësuan sulmin si një akt armiqësor, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen.

