09:49 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vritet vëllai i yllit të njohur të Premierligës Angleze

Në orët e para të mëngjesit është ekzekutuar me armë zjarri në Francë, Christopher Aurieri. Ai ishte vëllai i yllit të njohur të Tottenhamit, Sergie Aurier.

Sulmuesi ka shkrepur disa plumba në trupin e Christopherit në mëngjesin e sotëm në Toulouse, ndërsa ai vdiq më pas në spital.

Christopheri, ka qenë po ashtu futbollist, ndërsa këtë edicion po luante në ligën e tretë franceze te skuadra Rodeo.

Vëllai i Sergie Aurierit njihej si person problematik, ndërsa më 2017 ishte arrestuar pasi kishte grabitur një prostitutë./Indeksonline/