75 Mall Live Search
19:48 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / OSH

Vrulli i Laçit ndalet në Korçë, Skënderbeu i fortë për këdo

Skënderbeu e Laçi kanë barazuar në ndeshjen e parë të kampionatit për këtë vit. Ky duel në Korçë përfundoi 0-0.

Kurbinasit kishin fituar pesë ndeshjet e fundit të kampionatit, por në Korçë me shumë mungesa nuk ia dolën të shënojnë dot golin e fitores.

Qato, Zico e Zarubina u munduan të realizojnë, por nuk dolën dot. Skënderbeu në fund kishte mundësinë më të mirë, por Mensah fillimisht e më pas Nika nuk e çuan dot topin në rrjetë.