75 Mall Live Search
16:24 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Vuajtëm, fituam, e shijuam”, fjalët e yllit të Realit pas fitores së mundimshme ndaj Alaves

Real Madridi sot si mysafir i Alaves ka mbetur i befasur pasi që skuadra vendase ka bërë një lojë mjaftë të mirë, andaj Madridi e arriti këtë fitore me mjaftë vështirësi.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola, por pjesa e dytë ishte më dinamike dhe sulme nga të dyja skuadrat.

Ishte Ramos ai që e dërgoi Realin në epërsi në minutën e 52’ pas një asistimi fantastik nga Kroos por vetëm pas tre minutash Perez e barazoi rezultatin nga penaltia.

Po ashtu skuadra vendase pati edhe shumë shanse tjera të mira por Reali pati fat dhe arriti kështu ta shënoj golin e dytë përmes Carvajal dhe kështu me rezultatin 1-2 edhe përfundoi kjo ndeshje.

Pas ndeshjes, Casemiro reagoi në llogarinë e tij në Facebook duke shkruar: ” Vuajtëm, fituam, e shijuam.  #HALAMADRID #REALMADRID #RMLIGA”./Indeksonline/