Vuajti vdekjen e gjeneralit iranian, Ikballe Berisha fshin postimet në Facebook

Gjatë kësaj jave, temë kryesore në botë ishte vrasja e gjeneralit Qassim Soleimani nga forcat amerikane.
Reagimet ishin të shumta. Në Kosovë ky veprim i ShBA-ve pati përkrahje të madhe, transmeton Indeksonline.
Por, një grua nga Prizreni, Ikballe Berisha Huduti përmes një postimi e quajti vrasjen e gjeneralit iranian si krim amerikan dhe tha se duhej hakmerr ndaj tyre.

Reagimi i saj bëri jehonë në gjithë Kosovën, duke marrë kritika të shumta.

Duke e parë këtë, Ikballe Berisha ka fshirë statuset e saj dhe kritikoi portalet që ia kanë përhapur statusin e saj.
Po ashtu ajo ka paralajmëruar padi ndaj portaleve. /Indeksonline/