75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 19 Janar 2024 / Gj. Sh

Vuan nga një sëmundje, Ferran Torres gëzoi tifozen e vogël

Skuadra e Barcelonës arriti të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Spanjës, pasi mposhti 1:3 ekipin nga Liga e Tretë, Unionistas.

Pas ndeshjes, Ferran Torres, i cili realizoi golin e parë gëzoi një tifoze të vogël e cila vuan nga një sëmundje, shkruan Indeksonline

Sulmuesi spanjoll iu afrua asaj që ishte në tribuna dhe ia dha fanellën e tij, që sigurisht ishte dhuratë e bukur për vajzën.

Klubi i Barcelonës plotësoi edhe ëndrrën e saj, duke e futur në dhomat e zhveshjes dhe duke i dhënë përkrahje të jashtëzakonshme./Indeksonline/