07:48 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Vuani nga aknet? Këto janë 2 trajtimet më efektive

Çfarë është acidi salicilik? Acidi salicilik është një agjent i butë, por efektiv, eksfoliuese. Ajo ndihmon për të thyer qelizat e lëkurës së vdekur dhe yndyra dhe për t’i larguara to duke lënë një lëkurë të shëndetshme dhe të butë.

Është gjithashtu anti-inflamator, delikat për lëkurën e ndjeshme dhe ka veti antibakteriale që e bëjnë të dobishme për luftimin e baktereve që shkaktojnë puçrra fytyre. Ky përbërës është shumë efektiv për lëkurat e yndyrshme dhe ato të prirura për puçrra fytyre, pasi ky acid zhbllokon poret dhe i mbana to të pastra.

Gjithashtu acidi salicilik është ideal përpikat e zeza dhe të bardha që formohen në lëkurë. Zgjidheni atë tek pastruesi apo kremi dhe mos e teproni me mbi përdorimin e tij, pasi mund të shkaktojë acarim dhe tharje të lëkurës.

Ka pothuajse një milion produkte që premtojnë të rregullojnë problemin, por dhe kjo është sa për reklamë, pasi në të vërtete ato shpesh as nuk bëjnë parandalimin e tyre dhe jo më largimin e akneve ekzistuese. Mirëpo në fakt që të luftoni aknet fillimisht duhet të dini se cilët janë përbërësit e i luftojnë ato dhe çfarë lloj aknesh keni.

 Peroksidi i benzolit dhe acidi salicilik janë dy nga përbërësit më efektin në trajtimin e puçrrave, por kush është ndryshimi mes tyre?

Çfarë është peroksidi Benzolit? Ndryshe nga acidi salicilik, që është një acid eksfoliues, peroksidi benzolit është një peroksid sintetik. Kur përbërësi zbatohet në lëkurën tuaj, ai lëshon radikalet e lira të oksigjenit që lufton bakteret që shkaktojnë akne. Peroksidi Benzoil ka tendencë të punojë më së miri për lezionet inflamatore të akneve.

Ajo vret bakteret, dhe zvogëlon prodhimin e yndyrës. Nuk keni nevojë për një përqendrim super të lartë, peroksid benzoli 10% është më se i mjaftueshëm për të parë rezultatet. Megjithatë ky përbërës ka veti zbardhuese dhe paksa gërryese që nuk është e rekomandueshme për lëkurat e ndjeshme.

Peroksidi benzolit është i njohur për zbardhjen e gjërave, duke përfshirë peshqirët tuaj, veshmbathjet, vetullat dhe madje edhe lëkurën.

Cilin të zgjidhni? Acid salicilik për lëkurën e ndjeshme, me yndyrë, pa shkëlqim dhe pika të zeza dhe të bardha është i duhuri. Gjithashtu për përdorim të përditshëm acidi salicilik është më praktik dhe miqësor me lëkurën. Peroksidi benzolit është i mirë për lëkurat me njolla dhe hiperpigmentim. Gjithashtu kjo është i mirë për aknet e acaruara dhe që janë në dhimbshme.