Vuçiç: BE po kërkon ta nënshkruajmë detyrimisht një dokument
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se Bashkimi Europian nuk do të lejojë që Serbia të anëtarësohet në këtë union pa e nënshkruar një dokument obligativ në fund të procesit të marrëdhënieve me Prishtinën.
Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet që shteti i tij të bëhet anëtar i BE-së, raportojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
“Duhet ta bëni normalizimin e marrëdhënieve, siç thonë ata. Pavarësisht se si interpretohet kjo, kjo është ajo çfarë presin në BE. Nuk bëhet fjalë për njohje, askush nuk flet në këtë mënyrë, Këtë e thonë në mes rreshtave, kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, ka theksuar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë ka thënë se është i kënaqur me takimet në Bruksel të kryeministres së Serbisë Ana Brnabic e cila është duke qëndruar në kryeqytetin europian. Ai ka thënë se një vizitë e tillë është e rëndësishme sepse siç ka thënë ai pa ndryshimin e gjithmbarshëm të raporteve me Kosovën, Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE’së.
Vucic ka folur edhe për dialogun e brendshëm në Serbi duke thënë se “më nuk po mundem t’i dëgjojë budallëllëqet se ka marrë detyrë për ta njohur Kosovën”.