75 Mall Live Search
19:28 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vuçiç i drejtohet BE-së: Ne jemi gati për një kompromis me Kosovën, jo për një ultimatum

Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Serbia është gjithmonë e gatshme të diskutojë për kompromise të ndryshme, por nuk pranon ultimatume kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Metohinë.

Në konferencën për shtyp, pas ceremonisë përmbyllëse të Javës së Fëmijëve në Pallatin “Serbia”, Aleksandër Vuçiç tha se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë të vazhdonte rrugën e BE-së, duke ruajtur miqtë dhe neutralitetin ushtarak.

Kur bëhet fjalë për vizitën e paralajmëruar të Miroslav Lajčák, Vučić tha se ai priste një bisedë të saktë.

Shpresoj se BE do ta kuptojë mirë që dikush nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen në Bruksel dhe pastaj të bëjë deklarata të cilat mohojnë ekzistencën e Bashkimit të Komunave Serbe dhe në të cilat ata thonë se Serbia duhet të njohë Kosovën dhe se ata më pas do të formojnë KPK. Këto janë gjëra të pamundura dhe Serbia është gjithmonë e gatshme të diskutojë për kompromise të ndryshme, por që duhet të jetë një kompromis dhe jo një ultimatum,” theksoi Vuçiç.