75 Mall Live Search
17:21 / E Premte, 10 Qershor 2022 / A. M.

Vuçiç pas takimit me Scholz: Kancelari ma kërkoi haptazi dhe fuqishëm që t’iu bashkohemi sanksioneve kundër Rusisë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë në konferencë të përbashkët për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, se i është kërkuar qartësisht dhe fuqishëm që t’iu bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian për Rusinë.

“Ne folëm për situatën e përgjithshme politike në Evropë dhe në botë dhe ai haptazi dhe fuqishëm kërkoi që ne t’i bashkohemi sanksioneve”, tha Vuçiç, pas takimit që pati me Scholzin në vizitën e këtij të fundit në Beograd.

Kancelari gjerman atje po qëndron pas takimit që pati me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, në Prishtinë.

Presidenti serb theksoi se Gjermania aktualisht është investitori më i madh i huaj në Gjermani.