75 Mall Live Search
19:32 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / AR

Vuçiq: 9 vende kanë tërhequr njohjen e Kosovës, publikon emrat

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot ka bërë paraqitjen vjetore. Mes tjerash, ai ka folur edhe për njohjet e Kosovës.

Sipas tij, janë nëntë vende që tashmë e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Veç kësaj, ai ka publikuar edhe emrat e tyre, raporton Kurir.

“Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet”, sipas tij kanë tërhequr njohjen.

“Na presin sfida të vështira sa i përket Kosovës. Ne nuk kemi provokuar askë. Nuk kemi bërë asnjë incident. Si mund të quhet provokim kur mbrohet Kushtetuta jonë. Janë 106 vende që nuk e njohin Kosovën. Nëntë prej tyre e kanë tërhequr. Tri janë edhe më tutje në mëdyshje”, tha ai./Indeksonline/