Vuçiq: Aksion i shkëlqyeshëm i Ministrisë së Brendshme dhe BIA-s, një goditje e madhe për mafian

Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e vlerësoi veprimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Informacionit të Sigurisë, në të cilin u arrestua një grup i organizuar kriminal i dyshuar për disa krime të rënda, transmeton Indeksonline.
Tanjugu raporton se, pas seancës së Qeverisë së Serbisë, Vuçiq tha se ishte një vazhdim i asaj që u njoftua më parë, një luftë vendimtare e shtetit kundër mafias dhe krimit të organizuar.
Kujtojmë se në një aksion të përbashkët të Prokurorisë për Krimin e Organizuar, njësiteve organizative të Ministrisë së Brendshme dhe BIA-s, u arrestuan 16 persona gjatë natës që lamë pas.
Të gjithë dyshohen se kanë kryer krime si rrëmbime dhe vrasje të rënda, deklaroi këtë mëngjes prokurori për krim të organizuar, Mladen Nenadiq./Indeksonline/