Vuçiq arrin në Bruksel, i gatshëm që bisedimet të fillojnë në maj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme ka udhëtuar në Bruksel ku sonte do të takohet me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Mediat serbe, duke u thirrur në burime diplomatike nga selia e BE-së thonë se me presidentin serb në Bruksel do të bisedohet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shkruan IndeksOnline.
Vuçiq, ka thënë se disa takime do t’i zhvilloj të dielën, ndërsa të hënën ai do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Ai ka bërë të ditur se në Bruksel do të këtë pritje speciale dhe një takim të gjatë me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrellsi dhe një takim me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen.
Ai do të flasë gjithashtu me Oliver Varheji si dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe institucione të tjera nga Brukseli.
Ditë më parë IndeksOnline, kishte raportuar për vizitën e Vuçiqit në Bruksel./IndeksOnline/