Vuçiq arrin në Bruksel, nesër takimi me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tashmë ka arritur në Bruksel për raudin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Tanjug raporton se raundi do të mbahet nesër në mëngjes në një nivel të lartë politik, transmeton Indeksonline.
Presidenti i Serbisë është planifikuar të takohet me ndërmjetësuesin kryesor të BE-së për dialogun, Josep Borell, nga ora 09:30.