Vuçiq arrin në Tiranë, thotë se nuk i interesojnë protestat e Kurtit!
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka arritur në Tiranë rreth orës 21:00.
Vuçiq arriti në kryeqytetin shqiptar për t’iu bashkuar pjesës tjetër të liderëve të Ballkanit në përgatitje për Samitin e Brdo-Brijunit.
Vuçiq ishte për një vizitë në Romë ku takoi në takime e sipër diskutoi edhe për Kosovën. Përpos liderëve të Ballkanit në Tiranë sot ka qëndruar edhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila zhvilloi një takim me presidentin kosovar, Hashim Thaçi, nga ku tha se heqja e taksës do të krijonte kushte për rifillimin e dialogut, transmeton Indeksonline.
Sonte është paraparë të ketë një darkë joformale e që nesër të vazhdojnë takimet.
E për të kundërshtuar vizitën e Vuçiq-it dhe Milorad Dodik në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje organizoi një protestë e cila përfundoi edhe me një përleshje mes pjesëmarrësve në protestë dhe policisë.
E lidhur me këtë, Vuçiq tha se nuk i interesojnë aspak protestat e Albin Kurtit.
“Sot ka pasur demonstrues, por për çfarë proteston Albin Kurti (kryetar i Vetëvendosjes) nuk më intereson. Pra nuk jam i impresionuar nga organizimi i protestave, por do të isha impresionuar nga arritja e ndonjë rezultati”, tha Vuçiq./Indeksonline/