75 Mall Live Search
14:03 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Beogradi do të bëj çdo gjë për të arritur marrëveshje me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se Serbia do të bëjë çka do që është e duhur për të arritur një marrëveshje me Prishtinën.

“Ne do të bëjmë çka do që është e duhur që të arrijmë marrëveshje me Prishtinën. Unë mendoj se situata aktuale është mjaft pesimiste por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të bëjmë më të  mirën e mundshme që të ndajmë paqen dhe stabilitetin në rajon. Gjysma e Kosovës është e ndarë, gjysma e bashkësisë ndërkombëtare e njohin pavarësinë e gjysma jo. Në këtë situatë duhet të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Vuçiq në panelin e diskutimit në forumin ‘Globsec’ të Sllovakisë.

Sipas tij, situata politike në këto momente është të mundohen të gjejnë një zgjidhje mes dy shteteve.

“Shpresojmë të kemi njerëz më kurajozë jo vetëm në Prishtinë dhe Beograd, që të pranojnë kompromisin që të jetë në favor të të dyja palëve. Ne duam të gjejmë një zgjidhje që do të jetë në favor të të dyja palëve. Duam në një farë mënyrë të gjejmë një zgjidhje. Jam i nderuar që jam këtu me presidentin Gjukanoviq dhe me presidentin Thaci. Do të doja ta përshëndesja këtu edhe Catherine Ashton”, ka thënë Vuçiq.