75 Mall Live Search
19:26 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vuçiq bisedon me Mogherinin: Prishtina të heqë taksën 100%

Vonesa në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës mund të kapërcehet vetëm kur Prishtina shfuqizon taksat mbi mallrat serbe dhe ndalon provokimet, siç është ligji për statutin e Trepçës, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një bisedë telefonike me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Vuçiq dhe Mogherini biseduan për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti Vuçiq tha se një situatë e tillë është e papërshtatshme dhe se masat e njëanshme të Prishtinës dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai përsëriti  gatishmërinë e tij për të vazhduar dialogun në kërkim të një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, nëse krijohen kushtet e nevojshme.