75 Mall Live Search
16:44 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vuçiq denoncohet në Policinë e Gjermanisë, pasi shpifi për kosovarin Ejupi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është denoncuar në organet e sigurisë në Gjermani nga Florim Ejupi.

Ky denoncim erdhi pasi presidenti serb e akuzoi kosovarin për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Avokati i Ejupit, Mahmut Halimi ka konfirmuar për “Indeksonline” këtë rast.

“Po, para pak çastesh kam folur me Florimin dhe ai më ka treguar se e ka denoncuar rastin në Policinë Gjermane. Më tregoi, tha kam shku  menjëherë dhe e kam lajmëru rastin në Policinë e Gjermanisë dhe më kanë thënë: ti mos u shqetëso për këtë punë, ne merremi me organet e Serbisë”, është shprehur Halimi.

Sipas tij,  sonte ose më së largu nesër, organet e sigurisë në Gjermani do të deklarohen rreth kësaj çështje.

Ndryshe, presidenti Vuçiq ka deklaruar se Florim Ejupi është i akuzuar për vrasjen e ish-politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. /Indeksonline/