75 Mall Live Search
20:02 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Vuçiq dhe Hahn në bisedë telefonike, diskutohet përsëri taksa 100%

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sonte një bisedë telefonike me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn.

Sipas raportimeve të mediave serbe, dyshja diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe  hapat në vijim në rrugën evropiane drejt Serbisë.

Vuçiq përgjatë kësaj bisede është deklaruar përsëri për vendosjen e taksës 100% në drejtim të produkteve serbe, që sipas tij është masë e papërgjegjshme nga ana e Kosovës.

Tutje kryeministri serb ka ritheksuar gatishmërinë e Serbisë për të vazhduar dialogun në mes dy vendeve, pasi Prishtina të tërhiqet nga taksa.

“Përveç ekonomisë serbe, po kërcënohet edhe jeta e përditshme e serbëve në Kosovë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Vuçiq ka falënderuar komisionerin Hahhn për angazhimin në lidhje me taksën, ku thuhet se Hahn përshëndetin gatishmërinë e Serbisë për ruajtje të paqes dhe stabilitetit./Indeksonline/