16:17 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

“Vuçiq dhe Thaçi qe dy vjet po bisedojnë për ndarje”

Dushan Janjiq, analist nga Serbia, ka thënë se nga fjalimet e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk mund të përfundohet se ndarja Kosovës është e përjashtuar

“Ndarja nuk është e përjashtuar, flet fakti se ndarja përsëritet gjithnjë nga Ivica Daçiq si dhe prania në rendin e parë me gazetarë e Aleksandar Vulinit i cili po ashtu është për ndryshimin e kufijve në Ballkan“, i ka deklaruar agjencisë beta Janjiq.

Ndërsa, paralajmërim i Hashim Thaçit për mbajtjen e referendumi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, nuk është gjë tjetër veçse një version i planit për kufizim e ndarje për të cilin kanë biseduar gjatë vitit të shkuar dhe sivjet Vuçiqi e Thaçi.

Fjalimi i pardjeshëm i Vuçiqit nuk la përshtypje sigurie sepse ai s’e tregoi forcën që rëndom e shfaq kur është i bindur në ndonjë gjë, tha Janjq.

Analisti ka vlerësuar se në shtator nuk do të vendoset asgjë e re për çështjen e Kosovës sado që këtë e ka paralajmëruar Vuçiqi, porse në atë kohë Kosova e Serbia do të kuptojnë se shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Është e qartë se ekziston agjenda sipas të cilës veprojnë Vuçiqi e Thaçi dhe se ata dëshirojnë që procesin ta përfundojnë përmes një presioni të tmerrshëm ndaj opinionit duke paralajmëruar referendume të ndryshme”, ka thënë Janjiq