75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Vuçiq duartroketë marrëveshjen “vëllazërore” Serbi – Rusi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka nënshkruar një marrëveshje bashkpunimi me sekretarin e Këshillit të Përgjithshëm të Sverushkës, Andrey Turchak.

Në një postim në Twitter, Gjuriq ka bërë të ditur që sipas kësaj marrëveshje Serbia dhe Rusia do të rrisin bashkëpunimin strategjik, në interes të dy popujve siç i quan ai vëllezër.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç i cili duket i gëzuar duke duartrokitur arritjen e kësaj marrëveshje. /Indeksonline/