75 Mall Live Search
21:48 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Vuçiq e Bernabiq fotografohen pranë flamurit të Kosovës!

Udhëheqësit e Ballkanit Përendimor për një kohë të gjatë do të kujtojnë takimin e mbajtur sot në Berlin, organizuar nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Janë imazhet e shumta të shkrepura gjatë këtij takimi që flasin shumë.

Organizatorët e këtij Samiti, duket se janë treguar tejet të kujdesshëm derisa për të ftuarit kanë treguar respekt të njëjtë, duke i trajtuar si shtete të barabarta- shkruan Indeksonline.

Ani pse Serbia vazhdon ta ketë të vështirë njohjen e shtetit tonë, liderët e saj sot kanë pozuar afër flamurit të Kosovës.

Ana Bernabiq dhe Aleksander Vuçiq kanë qenë jo shumë larg të pozicionuar nga flamuri i Kosovës.

Kujtojmë faktin se në këtë Samit u diskutua kryesisht për probleme të caktuara që për qëllim kishte përmirësimin e marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor e para së gjithash gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën dhe Serbinë, shkruan Indeksonline.