75 Mall Live Search
14:10 / E Diele, 13 Tetor 2024 / Gj. Sh

Vuçiq e Dodik e ndjeken nga afër ndeshjen Serbi – Zvicër, kishin me vete flamuj serb dhe rus (VIDEO)

Serbia të shtunën mbrëma luajti ndaj Zvicrës, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja u zhvillua në Leskovc, ku Serbia shënoi fitore me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Nëkëtë ndeshje prezent ishin edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq dhe presidenti i i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Ata pas intonimit të himnit u panë duke shpalosur një shall me ngjyrat e flamurit rus dhe atij serb.

Në këtë përballje nuk munguan as thirrjet nacionaliste të tifozëve serb, ”Kosova është Serbi” dhe po ashtu u shfaq edhe harta e Kosovës me flamurin serb./IndeksOnline/