75 Mall Live Search
22:16 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / SH F

Vuçiq e falënderon Escobarin dhe Lajçakun për “sigurimin e neutralitetit” në dialog

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sonte ka pritur në Beograd emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe atë BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, me të cilët diskutoi për hapat e ardhshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në takimin trepalësh, të tre zyrtarët diskutuan tema kyçe të rëndësishme për të ardhmen e qëndrueshme dhe stabilitetin e rajonit, si dhe përparimin ekonomik të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, shkruan Tanjug.

Gjithashtu, Vuçiq ka falënderuar Escobarin dhe Lajçakun për angazhimin e tyre personal për të vazhduar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke thënë se Serbia respekton përpjekjet e tyre për stabilizimin e rajonit dhe se të dy zyrtarët japin një kontribut të madh me “qasjen e tyre pragmatike dhe angazhimin për të siguruar një atmosferë neutraliteti në procesin e dialogut”.