Vuçiq e përserit: Njohja e Kosovës shtet e pakuptimt për Serbinë

Aleksander Vuçiq ka raportuar sot në Qeveri për bisedimet me Kosovën. Presidenti serb ka thënë se e ka informuar Qeverinë në detaje për rrjedhën e dialogut.
Madje sipas Vuçiq, Serbia para vetes ka tre tema të rëndësishme dhe tema më e rëndësishme për ta është Kosova.
“Ne kemi tre tema të rëndësishme para vetes. Kosova është e para, zhvillimi ekonomik është i dyti dhe pandemia është e treta. Historia e njohjes së Kosovës si shtet është e pakuptimtë për Serbinë. Ne poashtu nuk mund të pranojmë qëndrimin e Prishtinës se Bashkimi i Komunave Serbe do të formohet pas njohjes së pavarësisë nga Serbia, sepse ky është një detyrim i pakushtëzuar i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit. Jemi në një situatë ku shqiptarët nuk duan zgjidhje kompromisi” ka thënë Vuçiq./Indeksonline/