75 Mall Live Search
17:42 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Vuçiq flet pas protestave: Nuk do të lëviz nga ky post, nuk do t’ua lirojë vendin fashistëve

Protestat e serbëve të cilët po kërkojnë largimin nga pozita të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq u ashpërsuan ditët e fundit.

E lidhur me këto protesta, është deklaruar edhe vetë Vuçiq. Ai tha se nuk do të lëvizë nga Presidenca, që sipas tij disa po mundohen ta zënë këtë post.

“Unë jam këtu dhe kurrë nuk do të lëviz nga ky vend që janë duke u përpjekur për ta zënë. Unë i kërkoj të gjithë qytetarëve të Beogradit që të mos vijnë së bashku”, ka thënë Vuçiq, i cili shtoi se është i detyruar të trajtojë veten në këtë mënyrë.

Ai tha se nuk do të largohet nga posti për t’ia liruar atë ‘fashistëve’ Bosko Obraviq-it dhe Jeremiq-it, duke shtuar se nuk do të heq dorë as nga lufta për Serbinë e mirë dhe moderne.

Ai thirri përkrahësit e Serbisë ‘moderne’ që të mos vijnë në Beograd për t’u përballur me një numër të vogël njerëzish rreth Presidencës.

“Unë jam në vendin e punës, pra në Presidencë. Kurrë nuk do të qëndrojë larg, apo i fshehur, sepse ajo për të cilën luftoi vlen më shumë se jeta. Nuk do t’ua lë vendin fashistëve dhe hajdutëve që shkatërruan tokën”, tha Vuçiq, transmeton Indeksonline.

“Lus përkrahësit e Serbisë moderne të largohen nga turma e vogël e njerëzve të dhunshëm, që janë 400 apo 500. Ata janë një bandë e fashistëve që dëshirojnë shkatërrimin e vendit”, shtoi ai.

Ndryshe Vuçiq është parë duke dalë pak më parë nga Presidenca serbe e që shihej të jetë mjaft i pa disponuar.

Protestuesit gjatë ditës së djeshme hynë më forcë në Radio Televizionin e Serbisë, por më pas u nxorën nga policia./Indeksonline/