18:56 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

Vuçiq flet pas takimit me Palmerin dhe Lajçakun

Pas përfundimit të vizitës së tyre në Kosovë, Mattheë Palmer dhe Mirosllav Lajçak po qëndrojnë në Serbi ku kanë zhvilluar takime me krerët e shtetit serb.

Një takim të përbashkët ata e kanë pasur edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb e ka vlerësuar si takim pozitiv takimin e sotëm duke theksuar se së shpejti do të vazhdohet dialogu me Kosovën e se beson në mundësinë e arritjes së një “marrëveshjeje kompromisi”.

“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiq.