22:44 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq flet për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, nuk tregon nëse do e pranojë atë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq komentoi në konferencën për shtyp dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Nebojsha Stefanoviq, por nuk bëri të ditur nëse do të pranojë atë.

“Nuk ishte në një formë të tillë … Nebojsha do të flasë për këtë nesër. Ai kishte një ditë të vështirë, shumë akuza penale … Në asnjë në këto veprime të dhunshme nuk morën pjesë askush nga SNS, përveç qytetarëve të mundshëm që do të votonin për SNS-në, të cilët u sulmuan “, tha Vuçiq.

Ai shtoi se përkrahësit e Djilas dhe Obradoviq kishin hyrë në stacionin e policisë në Guca.

“Stefanoviq më thirri në ankth dhe tha se askush nuk ka të drejtë të poshtërojë policinë. Unë i thashë atij se ndërsa ata të mos fillojnë të kërcënojnë me dhunë, tërhiqi, të bëjnë atë që donë. Ishte shumë e vështirë për të. Unë nuk dua të flas për këtë”, tha Vuçiq.

Mediat serbe më herët raportuan se Stefanoviq i ka ofruar dorëheqjen e tij kryeministres Ana Brnabiq dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, “pasi i ishte thënë të mos arrestojë përkrahësit” e Dragan Djilas, lider i Aleancës për Serbinë dhe Boshko Obradoviq, kryetar i Dverit.