Vuçiq flet për qëndrimin në Amerikë, tregon takimet e tij zyrtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qëndruar së fundi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vuçiq zgjodhi të publikojë edhe fotografi të qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë dhe të flasë për takimet e realizuara gjatë kësaj vizite.
AI tha se takime të rëndësishme zhvilloi me këshilltarin për siguri kombëtare, Robert O’ Brien, Këshilltarin Special të Presidentit Donald Trump, J Aredi Kouchner dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, Richard Grenell.
Vuçiq tha se gjatë vizitës dy-ditore në Washington u kuptua edhe njëherë që Amerika dëshiron të ketë bashkëpunim me Serbinë, transmeton Indeksonline.
“Unë jam përplot me optimizëm në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona ekonomike, për shkak të investimeve më të shumta amerikane. Por kjo s’do të jetë e lehtë shkaku i marrëdhënieve tona me Prishtinën”, tha ai.
Vuçiq mbrëmë zhvilloi një takim edhe me presidentin kosovar, Hashim Thaçi./Indeksonline/