09:09 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / A. M.

Vuçiq: Gjenden eshtrat e 15 personave në Rashkë, besojmë se në Gjakovë ka serbë të varrosur!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka konfirmuar se janë gjetur eshtrat e 15 personave nga gërmimi në Rashkë (Serbi).

Aksioni për gjetjen e eshtrat të këtyre personave, sipas Vuçiqit, nuk u bënë pa dijeninë dhe miratimin e autoriteteve serbe, transmeton Indeksonline

Ndëkaq, Vuçiqi shpjegoi se Beogradi zyrtar, gjatë bisedimeve në Bruksel, kishte insistuar që të bëhet kërkimi i eshtrave të të gjithëve.

“… por gjithashtu kërkuam që gërmimet të kryheshin në pesë lokacione në Kosovë, veçanërisht Metohi. Beogradi beson se ka serbë të varrosur në atë pjesë.

“Ne u thamë atyre se ishte absolutisht e papërshtatshme në këtë moment, por që nëse ata do të donin, unë do të shkoja i pari në veri dhe për shtatë ditë do të shkoja, duke gërmuar në afërsi të Gjakovës. Meqenëse na dërguan një letër, ne ua dërguam atyre një letër”, u shpreh Vuçiqi. /Indeksonline/