75 Mall Live Search
16:34 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

Vuçiq i bindur në fitore: Zgjedhjet nuk janë një lojë

Zgjedhjet nuk janë një lojë, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiq në fjalën e tij, pasi hodhi votën në një prej qendrave elektorale në Beograd.

Ai u shpreh i bindur në fitore dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive, siç tha për të garantuar një të ardhme më rritje ekonomike dhe paqe.

“Sot është një ditë e rëndësishme. Zgjedhjet janë një çështje serioze; ato nuk janë një lojë dhe shteti nuk është një lodër.

Kam besim se do të ketë pjesëmarrje të madhe pasi njerëzit do të duan të tregojnë jo vetëm vendosmërinë e tyre por edhe të zgjedhin të ardhmen për veten, prindërit, fëmijët dhe të dashurit e tyre. Mendoj se qytetaret do të zgjedhin vazhdimin e progresit ekonomik dhe faktin që Serbia të jetë mes atyre vendeve që kanë rritjen më të shpejtë ekonomike në Europë”, tha ai.