Vuçiq i bindur: Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përmbahen Marrëveshjes së Washingtonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se ambasadori amerikan njoftoi zyrtarisht se Shtetet e Bashkuara i përmbahen plotësisht Marrëveshjes së Washingtonit e arritur më 4 shtator.
“Është shumë e rëndësishme për ne dhe për “Mini-Shengenin, për DFC, gjëra të rëndësishme për investimet dhe përparimin e Serbisë,” tha Vuçiq në fjalimin e tij të sotëm publik, duke theksuar se është e rëndësishme pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve në Amerikë, raporton Tanjug