16:25 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vuçiq i dëshpëruar me numrin e vogël të fëmijëve që po lindin në Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në pesë muajt e parë të këtij viti u lindën 825 foshnje më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vuçiq në trajtimin e ceremonisë së dhënies së kontratës së punës, të diplomuarit më të mirë të fakulteteve mjekësore  dhe shkollave të mesme mjekësore në Serbi, theksoi se numri është shumë i vogël dhe se Serbia është duke humbur demografiskisht.

Presidenti serb, Vuçiq tha se më shumë foshnje lindën kryesisht në vendet më të varfëra dhe shtoi se nuk është arritur të bëhet asgjë për të ngadalësuar vdekjen.

“Është një bazë e çuditshme për një bazë pjellore”, tha ai.

Sipas tij ka më shumë nëna që lindin fëmijën e tretë dhe se është problem me fëmijët e tyre të parëlindur.

“Ne do të gjejmë atë stimul”, theksoi ai./Indeksonline/