21:06 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Vuçiq i frikësohet takimit në Berlin me Thaçin dhe Haradinajn, merr këshilla nga Putini

Më datën 29 të këtij muaji në Berlin do të mbahet takimi për Ballkanin Përendimor, nën organizmin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit Francez Emmanuel Macron.

Nga ana e tij, Ministri serb për Punë të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se Aleksander Vuçiq e presin presione të mëdha në Berlin për Kosovën.

Sipas tij, për këtë janë shumë të rëndësishme takimet që Vuçiqi do t’i ketë me presidentin Rusisë e të Kinës paraprakisht në Pekin.

Daçiq ka thënë njëkohësisht ka thënë se nuk pret publikimin e ndonjë kornize mbi përmbajtjen e marrëveshjes me Kosovën.

“Do të ketë kulme presionesh ndaj Serbisë që ta vazhdojë dialogun pa marrë para sysh nëse Kosova e heq ose jo taksën”, ka vlerësuar ai.

Ministri serb konsideron se takimi në Berlin, ka shkaktuar kundërthënie në Bashkimin Evropian dhe se ai është organizuar pa dijeninë e Brukselit.

Sipas Daçiqit, në botë shpesh po plasohen dezinformata se Rusia e Serbia kanë qëndrime të ndryshme ndaj Kosovës duke ka shtuar se kjo nuk është e vërtetë e duke theksuar se ministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov i ka thënë edhe tash së voni se Rusia do të përkrahë çdo zgjidhje për të cilën Serbia mendon se është në interesin e saj.

Takimi i Vuçiqit me liderin rus dhe atë kinez pritet të mbahet tri ditë para takimit të Berlinit,më 26 prill./Indeksonline/