75 Mall Live Search
14:51 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vuçiq i frikësuar si kurrë më parë: Shqiptarët po bashkohen!

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq gjatë ditës së sotme ka thënë se uniteti mes Kosovës dhe Shqipërisë po rritet në mënyrë dramatike dhe se mbështetja për projektin e bashkimit të tyre po rritet.

Vuçiq nga Mynihu, ku po qëndron në Konferencën e Sigurisë, komentoi deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili kishte thënë që Kosova konsiderohet si pjesë e Shqipërisë, transmeton Indeksonline.

“E kuptoj çfarë është politika, nëse dikush thotë dhjetë herë diçka, atëherë e dini se është politik.  Në Shqipëri dhe në Kosovë po rritet mbështetja për bashkim në mënyrë dramatike” u shprehë Vuçiq.

Ndërsa për takimet që kishte në Gjermani, veçoi atë me anëtaret e Bundestagut nga partia e Angela Merkel./Indeksonline/