75 Mall Live Search
17:06 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vuçiq i “fut hundët” në zgjedhjet e Kosovës, kërkon nga serbët të votohet kjo parti

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përsëri u bëri thirrje të gjithë serbëve në Kosovë që të dalin në zgjedhjet e 6 tetorit  dhe siç tha ai “të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre” dhe se kërkesa e tij është që ta votojnë Listën Serbe.

Vuçiq pas një takimi që pati në Beograd me kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e së dielës  tha se vota për Listën Serbe është çështje e mbijetesës së serbëve në Kosovë dhe të ardhmes së Serbisë.

Ai tha se kjo listë “ishte e ekspozuar ndaj një fushate brutale, dhe qëllimi i asaj fushate ishte, siç theksoi ai, “të dobësojë pozicionin e popullit serb në Kosovë, Serbinë në tërësi dhe pozitën negociuese të vendit tonë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, shtoi ai