09:07 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vuçiq i mllefosur: Do të luftoj sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të luftojë për Serbinë me gjithë zemër në sesionin e sotëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet për Kosovën.

Vuçiq tha se e diela ishte një ditë e vështirë dhe jo vetëm për shkak të zgjedhjeve lokale, por për shkak se po përgatitej për seancën e Këshillit të OKB-së.

“Po përgatitesha për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Do të shkojë në atë seancë dhe do të luftojë”, ka thënë Vuçiq para mediave.

Madje Vuçiq tha se nuk ka marrë ende një vendim nëse do të flasë në gjuhën angleze apo në atë serbe.

“Por kjo nuk është puna ime për të bindur njerëzit tanë, por për ata që duan të dëgjojnë atje” , ka shtuar Vuçiq, transmeton Indeksonline.

“Ushtria e Kosovës është formuar kundër interesave të popullit serb, nuk mund të rrezikojë ushtrinë tonë, por mund të rrezikojë mbijetesën e popullit tonë”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe në orët e mbrëmje së sotme zhvillohet seanca e Këshillit të OKB-së, për Ushtrinë e Kosovës, me kërkesë të Serbisë./Indeksonline/