75 Mall Live Search
20:30 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Vuçiq i përkulet amerikanëve, lutet të hiqet taksa nga Kosova!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Padyshim se temë kryesore e numrit një të Serbisë ishte taksa e vendosur nga Kosova, për mallrat e tyre.

Kjo brengë e Vuçiqit u shpreh edhe në takimin me ish-Sekretarin amerikan, John Kerryn, transmeton Indeksonline

Përpos Kerryn, ai zhvilloi takim edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kancelarin austriak Sebastian Kurç si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Me këtë të fundit foli edhe rreth importit të BE-së për çelikun.