22:48 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Vuçiq i prerë: Deri në prill të vitit 2022 nuk e njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vuçiq në emisionin “Prva Tema”, ka folur në lidhje me çështjen për ta njohur Kosovën si shtet.

Ai ka thënë se deri në prill të 2022-tës, Serbia nuk do ta njoh Kosovën, transmeton Indeksonline.

“Deri në prill të 2022, kur do të ketë zgjedhje, kjo sigurisht nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq në emision.

Në vitin 2022, do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi./Indeksonline/