Vuçiqi i raporton Putinit për marrëveshjen në Washington dhe takimin, në Bruksel

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Biseda telefonike e realizuar sot kishte të bënte me zhvillimet e fundit që kanë të bëjë me Kosovën.
Saktësisht, Vuçiqi e informoi presidentin rus Putin për marrëveshjen e arritur në Washington si dhe takimin me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në Bruksel.
“Vëmendje e veçantë i kushtohet çështjes së Kosovës. Vuçiqi e informoi Putinin në lidhje me marrëveshjen në Washington dhe takimet në Bruksel më 4 dhe 7 shtator. Putini konfirmoi pozicionin e pandryshuar të Rusisë në zhvillimin e një zgjidhjeje të ekuilibruar dhe kompromisi që është i pranueshëm për Beogradin dhe e cila duhet të jetë e përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit”, thuhet në raportimin e mediave serbe, transmeton Indeksonline.
Biseda midis dy presidentëve thuhet të jetë incicuar nga pala serbe./Indeksonline/